Moderatori dhe këngëtari shumë i dashur për publikun shqiptar, Ardit Gjebrea ka festuar sot 56 vjetorin e tij të lindjes.
Mes urimesh nga personazhe publike dhe dhurata speciale Arditi ka preferuar që t’i ndajë me ne këto momente.
Mirë për njërën prej dhuratave moderatori ka pasur një konsideratë të veçantë.
Ai ka marrë si dhuratë bluzën e futbollistit Thomas Strakosha, të shkruar me disa autografe nga pjesëtarët e klubit të futbollistëve të Lazio-s.
“A super dhuratë nga @dritan_shakohoxha dhe @thomas_strakosha. Faleminderit skuadra e Lazio-s, prej 40 vitesh skuadra e zemrës”, shkruan Arditi.
Moderatori është një tifoz i madh i ekipit të Lacios që në rininë e tij dhe këtë nuk ka nguruar ta shprehë dhe publikisht.