Netët finale të festivalit “Kënga Magjike” po afrojnë dhe ndër të tjera kurioziteti është tepër i madh edhe për të zbuluar se cila do të jetë bashkëprezantuesja.
Në një intervistë të dhënë për anabel.al, producenti Gjebrea ka zbuluar se cila do të jetë vajza që do të bashkëprezantojë festivalin me të. Ajo do të jetë princeshë Elia Zaharia e cila do të sjellë disa surpriza gjatë tre netëve finale të cilat Arditi i ruan me fanatizëm deri në fund. Në pamundësi për të realizuar idenë fillestare, për të risjellë në bashkëprezantim grupin “Spirit Voice” për shkak të angazhimeve të dy vajzave të tjera, Sonit dhe Dorinës, me siguri Elia ishte zgjedhja më interesante.