“Arena Kombëtare” kandidoi dy vite radhazi për të fituar të drejtën që të mirëpresë zhvillimin e finales së Superkupës së Europës, por në të dyja rastet nuk është përzgjedhur, duke qenë e penalizuar nga fakti që është ende një stadium në ndërtim.
Nga një vëzhgim pranë “Arena Kombëtare”, shihet se është montuar konstruksioni metalik në tribunën përballë, mbi të cilën do të montohet edhe streha që do të jetë në të gjithë perimetrin e impiantit, jo vetëm në tribunën qendrore.
Ritmi i punimeve është i lartë dhe duket që punimet po shkojnë drejt fazës finale, kur edhe do të startojë puna për aspektin sportiv, pjesën e fushës, dhomave dhe gjithçkaje tjetër të nevojshme.