INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

"Arena Kombëtare": Ja si do jetë Stadiumi i ri

Publikuar më: 10:20 21-04-2016

50 milion Euro për ndërtimin e “Arenës Kombëtare”, stadiumit kombëtar në kryeqytet. Me këtë emër të ri të do “pagëzohet” Stadiumi "Qemal Stafa", pas prezantimit të projektit zyrtar, i cili u bë publik këtë të enjte në Tiranë. Ndërtimi i Stadiumit të ri do të jetë me partneritet publik privat, ndërsa arkitekti i stadiumit do të jetë italiani Marco Casamonti së fundmi ka ndërtuar arenën e re të Udineses.

Në prezantimin e projektit ishte dhe Kryeministri Edi Rama, i cili tha se stadium do të përfaqësojë unitetin kombëtar.

“Ekipi ynë kombëtar sot ofron një imazh të mrekullueshëm të kombit tonë dhe një shëmbëlltyrë rrezatuese të unitetit kombëtar të vlerave më të mira të popullit tonë”.

Për kryministrin Rama, futbolli është shumë më tepër se një sport.

“Futbolli është një nga industritë më të mëdha të zhvillimit, por dhe nga pikëpamja sociale dhe kulturore për të përcjellë modele, frymëzuar gjenerata dhe hapur perspektiva”.

Projekti i stadiumit “Arena Kombëtare”përfshirn një sërë shërbimesh multifunksionale. Projekti parashikon zonë tregtare, e mbuluar nga një strehë dhe do të ketë dyqane, hotele si dhe kullë me zyra.  Stadiumi i ri është parashikuar të ketë 22.000 vende dhe me të gjitha tribunat e mbuluara.

 

Article Logic
Execution time: 0.003371000289917