Punimet për ndërtimin e “Arenës Kombëtare” vijojnë me ritme intensive. Stadiumi i ri ka nisur dalëngadalë të marrë formë, teksa për ngritjen e tij po punohet me tre turne. Tashmë janë duke u ndërtuar edhe tribunat. Më pas do të nisë me anekset dhe në fund me fushën. Ky impiant do të jetë me parametra europianë dhe pikërisht në këtë stadium Shqipëria do të luajë ndeshjet e saj. Gjithashtu “Arena Kombëtare” do t’i shërbejë dhe skuadrave të kryeqytetit.