Artistja 74 vjeçare, fituese e Grammy Aretha Franklin ka anulluar disa nga shfaqjet e saj të ardhshme për shkaqe shëndetësore.
Këngëtares, me kërkesën e mjekut, do t’i duhet pak kohë për të pushuar . “Për shkak të urdhrave të mjekëve më duhet të anulloj disa koncerte për muajin e ardhshëm apo më shumë”, ka thënë Aretha. Në mesin e shumë koncerteve që u anulluan, ishte edhe koncerti i famshëm në Radio City Music Hall në New York për nder të ditëlindjes së 90-të të Tony Bennett. Urojmë që Aretha të shërohet sa më shpejt pasi ndihet mungesa e një artisteje aq e talentuar sa ajo.