INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Argjentina fiton miqësoren përballë Brazilit [VIDEO]

Publikuar më: 14:46 09-06-2017

Miqësorja, që vetëm emrin e kishte të tillë, midis dy rivalëve më të mëdhenj të futbollit amerikanolatin ka përfunduar me fitoren e Argjentinës.

E luajtur në Melburn të Australisë, në “Melbourne Cricket Ground”-in e mbushur me më shumë se 95.000 ndjekës të futbollit, përballja Argjentinë – Brazil është mbyllur 1-0.

Një nisje e mirë për trajnerin e ri të Argjentinës, Jorde Sampaoli, në ndeshjen e tij të parë në stolin e Argjentinës.

Goli i vetëm i ndeshjes do të shënohej në minutën e 45-të nga Mercado, pas një pjese të parë më të mirë për argjentinasit.

Edhe pse pa Neymar-in, ekipi brazilian do të kishte raste për ta barazuar rezultatin në pjesën e dytë, ku veçohet një i tillë i shpërdoruar pabesueshmërisht nga Gabriel Jesus.

Ndryshe nga Sampaoli, homologu i tij brazilian, Tite, u dha fund nëntë fitoreve në nëntë ndeshje që me zënien e vendit të Dunga-s.

Article Logic
Execution time: 0.0034618377685547