Argjentina dhe Uruguaj barazuan 0-0 në klasifikueset e Amerikës së Jugut për Botërorin e Rusisë.
Edhe pse në fushë zbriti treshja Messi-Dybala-Icardi, sulmuesit më në formë të momentit për bardhekaltërit, Argjentina nuk arriti të merrte 3 pikët në transfertën e vështirë, ku përballë kishte dyshen Suarez-Cavani.
Shanset më të mira të ndeshjes i krijoi e majta e Messit, por mbrojtja e fortë e Uruguajit arriti ta mbante portën të paprekur.
Në ndeshjet e tjera të grupit të Amerikës Latine, Brazili fitoi 2-0 ndaj Ekuadorit, Kili humbi në shtëpi 0-3 ndaj Paraguajit, Peruja mposhti 2-1 Bolivinë, ndërsa Venezuela dhe Kolumbia përfunduan në barazim pa gola.
Pas 15 ndeshjesh të luajtura, Brazili kryeson renditjen me 36 pikë, e ndjekur nga Kolumbia (25), Uruguaj (24), Kili dhe Argjentina (23).