Senati i Argjentinës ka hedhur poshtë një projektligj që kishte si qëllim të legalizonte abortin në 14 javët e para të shtatzënisë. Pas një debati maratonë, 38 senatorë votuan kundër ligjit dhe 31 në favor të tij. Aktualisht aborti lejohet në Argjentinë vetëm në rastet e përdhunimit, ose nëse shëndeti i nënës është në rrezik.
Demonstruesit në të dy anët e debatit u mblodhën jashtë parlamentit, pasi u zhvillua votimi. “Argjentina është ende një vend që përfaqëson vlerat familjare”, kështu janë shprehur aktivistën kundër abortit menjëherë pasi Senati argjentinas rrëzoi projektligjin. Aktivistët kundër abortit u shfaqën entuziast, ndërsa në anën tjetër, shumë prej tyre të veshur me të jeshile për të treguar mbështetjen për kauzën, u panë duke qarë dhe duke ngushëlluar njëri-tjetrin. Për hartuesit e ligjit, legalizimi i abortit është një çështje e shëndetit publik, pasi 43 gra mendohet se humbën jetën vitin e kaluar pas kryen aborte të paligjshme.