Pas batutave të mirëseardhjes dhe dhuratës që Arian Çani i bëri kryeministrit Rama, 7 vite pasi nuk kishte shkelur në studion e emisionit të tij, nuk mungoi as një veprim tjetër nga gazetari. Në një moment ai e pyet kryeministrin: Do më lejosh të të fus pak duart?
Fillimisht kryeministri u habit dhe e pyeti: Pse mo? Çfarë kërkon nga unë?
Çani iu përgjigj se donte të shuante kuriozitetin nëse lëvizjet i veshur me antiplumb apo jo, pasi të njejtën gjë ka bërë edhe me ish-kryeministrin Berisha më parë. Më pas Çani deklaroi se kryeministri nuk mbante antiplumb poshtë veshjesh sportive me lule e dy gishta lart.