E bujshme ka qenë ngjarja e djeshme ku u arrestua i dashuri i prezantueses simpatike Viola Spiro i akuzuar si bos droge.
Një lum komentesh janë drejtuar për Violën ne rrjetet sociale duke bërë që moderatorja ti bllokonte ato nga bezdisjet e pandalshme.
Në serinë e reagimeve nuk ka munguar dhe ajo e moderatorit të emisionit “Zonë e Lirë” Arian Çani i cili ka dalë në mbrojtje të Viola Spiros publikisht, duke thënë se është në krah të saj dhe kundër atyre që e përgojojnë.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale Çani shkruan se Viola Spiro nuk ka pse të bëhet objekt i paragjykimeve.
“Viola Spiro nuk e ka hedhur ndonjëher në publik dashnorin e saj. Ndaj sot nuk ka përse të bëhet objekt i paragjykimeve mediatike. Violën e njof pak por më është dukur një prezantuese simpatike. Sot jam me Violën dhe jam kundër atyre që e përgojojnë”, shkruan Çani.