Arian Çani në jetën e përditshme duket po aq sportiv sa shfaqet në televizion. I veshur shumë “casual”, me kostum sportiv, atlete dhe kapele, Çani është fotografuar në shoqërinë e bashkëshortes së tij Enit , së cilës i kishte futur krahun dhe ecnin së bashku. Pa eklipsuar Enin, moderatori i njohur duket më në formë se kurrë, pasi siç vetë ka rrëfyer, ka humbur rreth 28 kg. Krahas kuzhinës japoneze, e cila e ndihmon për të mbajtur linjat, Çani ka rrëfyer se bën rregullisht vrap nga Liqeni. Ndoshta ky mund të ketë qenë një nga momentetn kur ai po kthehej nga vrapi. Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të themi, paçi vullnetin e Arian Çanit!