Arian Çani është një ndër moderatorët më të ndjekur shqiptar, shkak për këtë gjë padyshim është bërë mënyra e tij e moderimit, lirshmëria dhe fjalët me “spec” që Çani shpesh herë u hedh të ftuarve të tij nw emisionin “Zonë e lirë”.
Shpesh herë Çani është shprehur se rrjetet sociale janë një diarre e vërtetë dhe kundërshtia që ai ka pasur kundër tyre ka qenë e madhe.
Para disa kohësh moderatori i njohur është shprehur publikisht në emisionin e tij se ai vetë nuk ka as Facebook, as Instagram, as Snapchat e të tjera me radhë.
Mesa duket durimit të tij i ka ardhur fundi tashmë edhe ai është bërë pjesë e Instagramit dhe këtë gjë e ka bërë të ditur Xheni Beahaj e njohur si Sofia e Arian Çanit e cila vishet gjithmonë me të zeza.