Me rastin e ditëlindjes së saj sot, Ariana Fejzullahu na ka dhënë një lajm shumë të bukur.
Në postimin e fundit në llogarinë e saj të Instagramit shihet me barkun e rrumbullaksour.
Me sa duket, bashkëshortja e Ermal Fejzullahut është në pritje të ëmbël të fëmijës së saj të katërt me këngëtarin.
Në foto, ajo shfaqet e veshur me një fund ngjyrë nude që i tregon padiskutim barkun e rrumbullakosur. Ariana besohet të jetë në 3-mujorin e dytë të shtatzënisë dhe sërisht shfaqet në super formë.
Ju rikujtojmë se, Ariana dhe Ermali janë prindër të 3 fëmijëve, dy vajzave dhe një djali, dhe ende nuk e dimë gjininë e vogëlushit që pritet të vijë në jetë shumë shpejti.