Këngëtarja e famshme Ariana Grande ka anulluar koncertet e festive të fundvitit në Las Vegas.
Mësohet se kjo ka ndodhur për shkak të problemeve shëndetësore. Këtë lajm e ka dhënë vetë Ariana nëpërmjet një fotoje në ‘Instagram’ ku shkruan: “Vegas, momentalisht jam duke kaluar disa probleme shëndetësore dhe më vjen shumë keq që nuk do mundem t’iu takoj këtë fundjavë. Ju dua shumë dhe jam duke pritur t’iu takojë dhe t’jua shpërblejë vitin e ardhshëm”.
Burime për ‘TMZ’, Ariana është duke luftuar me sëmundjen e bronkitit. Ky koncert do të ishte i pari pas ndarjes së bujshme me Pete Davidson, por nuk ka asgjë për t’u shqetësuar pasi Ariana mendon ta kompensojë mungesën e saj duke bërë koncerte të tjera vitin e ardhshëm.