Ariana Grande ka përdorur rrjetin social për të bërë të ditur arsyen e anullimit të koncertit në Portugali.
Shkak ka qenë një infeksion në fyt dhe sinuse. “Unë jam e pikëlluar që më duhet t’iu them fansave të mi në Portugali se duhet ta anulloj koncertin tim atje. Madje kam qenë duke qarë për një orë”, ka shkruar 22 vjeçarja në faqet e saj në Twitter dhe Instagram. “Kam dhimbje dhe infeksion në sinuse dhe mjekët më kanë këshilluar që të mos këndoj për disa ditë. Por ju premtoj që do të bëj më të mirë time dhe të jap show-n më të mirë për ju kur të kthehem”, shkruajti ajo. Të martën ylli lançoi klipin më të ri i cili përmban edhe skena mjaft provokuese. Megjithatë fansat mezi presin rikthimin e këngëtares së tyre të preferuar duke i uruar asaj edhe shërim të shpejtë.