Nuk ka kaluar thuajse aspak nga klipi i fundit “Side to Side”, por Ariana Grande ka përveshur mëngët dhe i është futur menjëherë punës.
Por këtë herë, më shumë se një këngë, duket se thjeshtë ka dashur që t’i japë një mesazh të dashurit të saj Mac Miller dhe ndoshta të thumbojë gjithë ishët. Ajo publikoi versionin audio të “Knew You Better (Part Two)”, në të cilën këngëtarja bukuroshe shfaqet edhe duke bërë rap. Ariana thotë qartësisht se “e di që ky do të jetë ai që do më trajtojë siç duhet pasi nuk ka ndjerë njerë më të afërt”. Madje në postimin në Tëitter vendos edhe mbishkrimin “Të Dua”. Më hapur se kaq…