Më në fund një ndryshim në look tek Ariana Grande.
Artistja 23-vjeçare e cila prej kohësh karakterizohet nga bishti i saj i famshëm, ka vendosur t'i dhurojë vetes një palë baluke. Vajzat thonë se tani në verë baluket janë paksa të sikletshme, por jo për Grande e cila duket e dashuruar pas tyre. Një fakt të tillë e vërtetojnë një seri fotosh të postuara në Instagram si dhe disa postime të pazakonta në Twitter si psh "feeling free" apo "i love you", që më vonë janë fshirë. Sipas Dailymail ky ndryshim në look vjen pas publikimit të disa email-eve sekrete mes këngëtares dhe Komitetit Kombëtar Demokrat, në lidhje me anullimin e performancës së Ariana Grande në Shtëpinë e Bardhë, pas videos ku artistja deklaroi "E urrej Amerikën." Por hey e shkuara mbetet e shkuar dhe siç thotë ajo shprehja: "New hair, don't care"!