Ajo tani sapo është fejuar me Pete Davidson, por le t’i hedhim një sy listës së meshkujve që Ariana Grande iu ka ‘vjedhur’ zemrën, e cila është transmetuar sot në emisionin “Fun Day” me moderatoren Fatma Methasanin në rubrikën “Histori Dashurie”
1.Graham Phillips
Ariana dhe Graham janë njohur në një takim për një projekt muzikor në vitin 2008 dhe që në momentin e parë ata janë pëlqyer dhe filluan të dilnin bashkë. Kanë qëndruar në një lidhje deri në vitin 2011.
2. Jai Brooks
Jai Brooks është një person shumë i angazhuar në Youtube, i cili njihet për videot komike në kanalin e tij. Ata u lidhën në vitin 2012 dhe u ndanë në vitin 2014.
3. Nathan Sykes
Ata të dy kanë punuar për këngën e tyre “Almost Is Never Enough” dhe pas këtij projekti ata filluan që të frekuentonin njëri-tjetrin në vitin 2013. Kanë qëndruar bashkë për pak muaj.
4.Chris Brown
Ariana Grande është përfolur për një romancë të mundshme me Chris Brown dhe të gjithë flisnin për kiminë që kishin me njëri-tjetrin sidomos tek kënga ‘Don’t Be Gone Too Long’. Ata të dy nuk e kanë pranuar asnjëherë këtë gjë.
5. Big Sean
Pasi Ariana u nda nga Nathan Sykes u lidh menjëhere me kengëtarin Big Sean që kanë qëndruar bashkë për 8 muaj.
6. Justin Bieber
Edhe për Justin Bieber është përfolur se Ariana mund të ishte në një marrëdhënie dhe shkak i këtyre thashethemeve u bë fotoja që ajo ka postuar që ishte duke e puthur në faqe. Ata kanë qëndruar në heshtje për këto thashetheme dhe nuk e kanë konfirmuar asnjëherë. Madje Ariana tani është gëzuar për lajmin se Justin është fejuar me modelen Hailey.
7.Mac Miller
Ariana dhe Mac janë përfolur që në vitin 2013 për një lidhje kur ata punonin për projektin muzikor “The Ëay”, por atëherë ata e kanë mohuar këtë fakt duke thënë se janë vetëm miq. Por në vitin 2016 e konfirmojnë që u lidhën bashkë dhe gjithmonë kanë treguar se kishin një lidhje të bukur dhe një marrëdhënie të fortë, por në maj të këtij viti në mënyrë të papritur u ndanë për shkak të axhendës së tyre të zënë dhe përkushtimit maksimal në karrierë.
8.Pete Davidson
Menjëherë pasi Ariana Grande u nda me Mac Miller konfirmoi fejesën me Pete Davidson, një fejesë që erdhi në mënyrë shumë të papritur dhe të gjithë u shokuan nga ky lajm. Gjithsesi ata shihen shumë të lumtur bashkë dhe të dashuruar me njëri-tjetrin.