Po Ariana Grande është shtatzënë?
Kjo është një nga pyetjet që po mban zgjuar kuriozitetin e shumë fansave së fundmi.
Këngëtarja ka që nga viti i kaluar që nuk ka bërë postime të reja ne Insagram,ndërsa për tre muajt e fundit ka munguar edhe për pozat në syrin investigativ të paparazëve.
Këto janë dy nga faktet kryesore që i japin jetë teorisë së fansave se mos ndoshta 23-vjeçarja është shtatzënë duke mos u shfaqur në publik derisa të vijë në jetë fëmija i saj.
“A mund ta shpjegojë dikush pse Ariana Grande nuk është shfaqur në mediat sociale që nga viti 2017 apo mos ndoshta po fshehë shtatzëninë si Kylie Jenner?”, është fraza e përmbledhur e pyetjeve të shumta që kanë bërë fansat në rrjetet sociale.
24-vjeçarja Ariana prej disa kohësh është në një lidhje me reperin e njohur amerikan Mac Miller dhe fansat janë të mendimit se këngëtarja është në pritje të ëmbël.
Le të shpresojmë që gjithçka të jetë kështu!