INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ariana Grande flet e emocionuar për të gjitha tragjeditë, për humbjen e Mac Miller dhe ndarjen nga Pete [FOTO]

Ariana Grande flet e emocionuar për të gjitha tragjeditë, për humbjen e Mac Miller dhe ndarjen nga Pete [FOTO]

Publikuar më: 12:09 10-07-2019

Ariana Grande është një ndër këngëtaret më të talentuara dhe e dashur për publikun në mbarë botën, ku janë të shumtë fansat e saj te cilët i bëjnë dhurata nga më të ndryshme ne çdo tur që ajo bën në koncertet e saj.

Prej një viti, këngëtarja nuk po gjen dot qetësi shpirtërore sepse ka shumë ngarkesë shpirtërore për arsye sepse pas disa muajsh njohje me komedianin Pete Davidson me të cilin kaloi një periudhë lidhje dashurore ku dhe më pas u nda, ka humbur një person shumë të rëndësishëm në jetën e saj ku bëhet fjalë për ish të dashurin e saj Mac Miller.

Pas kësaj ngjarje, edhe pse ishte duke mbajtur zi për humbjen e ish të dashurit të saj Mac Miller, ajo vuante akoma edhe nga çregullimi i stresit pas sulmit terrorit që u bë në koncertin e saj ne vitin 2017 në Manchester ku mbetën të vdekur 22 persona dhe qindra të tjerë u plagosën.

Por, pas gjithë këtyre tragjedive ose fatkeqësive mund të themi, Ariana ka marrë guximin për të folur për të gjitha këto në revistën “Vogue”.

Ajo është shprehur se në nëntor të vitit 2018, pas vdekjes së Mac Miller dhe ndarjes nga Pete Davidson kuptoi se kishte nevojë për ndihmë, po ashtu ka folur edhe për marrëdhënien me reperin e ndjerë duke u shprehu se varësia e tij ndaj drogës u bë shumë e rëndë për tu trajtuar, duke mos lënë pa folur edhe për lindjen e dashurisë për Peten.

“Jam një person që ka kaluar shumë dhe nuk di çfarë të them për veten time, jo më për botën. Unë duhet të jem vajza më e lumtur në botë, dhe më e pafat, sigurisht. Njerëzit nuk e dinë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë, kështu që ata fillojnë dhe flasin me zë të lartë përreth asaj që mendojnë se ka ndodhur. Nuk i shihnin vitet e punës, luftimit dhe përpjekjeve apo dashurisë dhe rraskapitjes. Miqtë e mi më thanë se do kishim një verë mahnitëse në Neë York dhe unë u takova me Pete. Ishte e pakuptimtë dhe e këndshme, e çmendur dhe shumë jorealiste, dhe unë e desha, dhe nuk e njihja.”- ka treguar e emocionuar vetë këngëtarja, Ariana Grande.

rapper-mac-miller-and-singer-ariana-grande-are-seen-news-photo-927722902-1531495683.jpg

47b20c5c25254b34df63e8fb22c11a33.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0040218830108643