U vlerësuan si një nga dyshet e reja më simpatike në botën e showbizz-it dhe të shumtë ishin fansat të cilët e shprehën lumturinë e tyre me urime publike për Ariana Grande-n dhe Pete Davidson.
Mesa duket e papritura ka ndodhur dhe gjithçka që dukej aq e bukur tashmë ka përfunduar.
Sipas prestigjiozes amerikane, “TMZ”, këtë fundjavë fejesa mes Ariana Grande dhe Pete Davidson ka marrë fund.
Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë çiftit, ku thuhet se dyshja e famshme e kanë pranuar me mirëkuptim që nuk është koha e duhur që marrëdhënia e tyre të marrë drejtim.
Akoma nuk ka patur një prononcim deklaratë nga Ariana apo Pete përsa i përket kësaj ngjarje.
Epo ashtu siç thuhet gjithçka e ka një fillim dhe një fund, por këtë herë shumë të shpejt./intv.al/