Ariana Grande është në kohën e duhur për të lënë pas vetes hitin “Into You” e për të sjellë në tregun muzikor një bombë të re!
Të paktën këtë përshtypje të krijon nga videot të cilat këngëtarja i ka postuar në profilin e saj zyrtar në Instagram! Këto video shumë të shkurtra, Ari i ka shoqëruar edhe me një lajmërim për fansat! Ajo shkruan se video e saj e re do të titullohet “Side To Side”, do të jetë një bashkëpunim me reperen Nicki Minaj dhe do të hidhet në treg të shtunën e 27 gushtit, një ditë përpara MTV Video Music Awards. Billboard bën me dije se këtë singëll dy artistët do ta përformojnë në këtë event muzikor.