INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ariana Grande, linjë të re buzëkuqësh për një kauzë fisnike [FOTO]

Ariana Grande, linjë të re buzëkuqësh për një kauzë fisnike [FOTO]

Publikuar më: 11:45 17-06-2016

Jo vetëm muzikë të bukur. Së fundmi Ariana Grande po angazhohet edhe në botën e modës, kryesisht në fushën e kozmetikës.

Projekti më i ri është ai me gjigandin Mac Cosmestics, me të cilin këngëtarja 22-vjeçare ka realizuar një linjë të sajën buzëkuqësh. Ka qenë vetë autorja e hitit "Focus" ajo e cila ka zbuluar në Instagram posterin e fushatës publicitare të linjës së quajtuar "Viva Glam". E teksa ka ndarë detaje të tjera rreth produktit në Snapchat, thuhet se fitimet nga shitjet e tij do të shkojnë të gjitha për MAC AIDS Fund, një fond ky i hapur në ndihmë të fëmijëve, femrave dhe meshkujve të prekur nga virusi vdekjeprurës i SIDA-s. Një gjest mjaft fisnik për t'u vlerësuar nga ana e Ariana Grande!

Article Logic
Execution time: 0.0041451454162598