Ariana Grande shfrytëzoi rrjetin social Twitter për të reaguar ndaj sulmit, që dyshohet të jetë terrorist, në koncertin e saj në Manchester, ku humbën jetën 22 persona dhe dhjetra të tjerë u lënduan.
“E thyer, nga thellësia e zemrës, më vjen shumë keq, nuk kam fjalë”, shkroi Grande.
Edhe menaxheri i saj Scooter Braun po ashtu ka publikuar një mesazh në Twitter ku thotë: "Zemrat tonë janë dërrmuar"
Arena ishte mbushur me mijëra fansa të saj në atë kohë, përfshirë një numër të madh vajzash adoleshente që përbëjnë pjesën më të madhe të adhuruesve të këngëtares.