E vogël? Paksa. E pafajshme? Sigurisht që jo!
Ariana Grande nuk është treguar kurrë e turpshme për t’u veshur shumë provokuese në videoklipet e saj, dhe duket se asgjw nuk ka ndryshuar as këtë herë. Këngëtarja pop postoi dje videoklipin e saj më të ri, “Dangerous Woman”, ku shfaqet përvëluese me të brendshmet e saj seksi. Veshjet intimo të zeza dhe rrotullimet e saj në shtrat kanë shkuar ndesh me pamjen e saj në dukje ëngjëllore. Artistja 22 vjeçare sheh në mënyrë tërheqëse kamerën ndërkohë që përshkon trupin me duart e saj në atë që duket se do kthehet në hititn e fundit, veçanërisht nga videoklipi. Kënga flet për një grua të rrezikshme dhe duket se për Arianan, diçka e tillë nuk mund të mos kalonte nga shtrati.