Ditën e shtunë është përkujtuar reperi i njohur Mac Miller në ditën e tij të lindjes, ku ai do të bënte plot 27 vjeç. Fansat, por jo vetëm kanë shkruar mesazhe të shumta të trishta për të, madje nuk ka munguar edhe reagimi i ndjerë i Ariana Grande.
‘Më mungon’, ka shkruar në Twitter këngëtarja pak pas mesnatës.
Miller, emri i vërtetë i së cilit është Malcolm James Mçormick, u gjet i vdekur më 7 shtator 2018 në shtëpinë e tij. Ariana dhe Mac ishin në një lidhje nga gushti i vitit 2016 deri në maj 2018.