INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ariana Grande nuk shpëton dot nga tersi! Tani përfundon në gjyq për vjedhje? [FOTO]

Ariana Grande nuk shpëton dot nga tersi! Tani përfundon në gjyq për vjedhje? [FOTO]

Publikuar më: 15:12 05-02-2019

Ariana Grande është padyshim një prej këngëtareve e cila ka qenë vazhdimisht për në qendër të vëmendjes vitin e kaluar.

Njëri pas tjetrit e kanë ndjekur telashet vitin e kaluar dhe duket se dhe tani nuk kanë të ndalur problemet për Ariana Grande.

Një artist nga Las Vegas, ka hedhur në gjyq këngëtaren për videoklipin e këngës ‘God Is A Woman’.

Përfaqësuesit e këngëtares nuk e kanë komentuar padinë nga artisti Vladimir Kush dhe nga kompania e tij ‘Kush Fine Arts Las Vegas’.

Artisti pretendon se imazhi i një gruaje në flakët e qiririt që shfaqet më pak se një minutë në videoklip, është pothuajse identike me veprat e tij.

Vladimir Kush kërkon një shumë të papërcaktuar lekësh për dëmet, si dhe videoklipi të hiqet nga ‘Youtube’. Video 4 minuta është parë pothuajse 200 milionë herë në YouTube pasi u postua në korrik të vitit të kaluar.

arianaaa.GIF

vladimir_kushhh2.png

Article Logic
Execution time: 0.0033378601074219