Ajo është ende e tronditur nga sulmi terrorist i ndodhur në Manchester gjatë koncerti të saj të hënën.
E prekur nga tragjedia, Ariana Grande është ofruar të paguajë funeralin e të gjitha viktimave (fansa të këngëtares) që humbën jetën tragjikisht në këtë sulm terrorist.
Deri tani janë identifikuar nëntë prej viktimave përfshirë 8 vjeçaren, Saffie Roussos dhe 15 vjeçaren, Olivia Campbell.
Ndërkohë, këngëtarja 23 vjeçare ka pezulluar pjesën tjetër të turneut të saj botëror. Edhe pse gjesti human i këngëtares ende nuk është konfirmuar dhe përfaqësuesit e saj janë kontaktuar por ende nuk kanë dhënë asnjë koment, thashethemet e kanë bërë tashmë fakt të kryer.