Duke ndjekur hapat e reperes Nicki Minaj, edhe Ariana Grande është bërë pjesë e fushatës së re publicitare të T Mobile.
Teksa udhëton me një fansen e saj me makinë në mes të shkretëtirës, duke dëgjuar në sfond singëllin e ri të Grandes “Side to Side”, papritur kënga shkëputet sepse nuk ka mjaftueshëm internet në pajisjen teknologjike të vajzës. Në këtë moment Ariana sugjeron që të ndërrojë operator dhe të kthehet në T Mobile, ku ka internet pa limit! Kompania T Mobile ka goditur në shenjë me këtë reklamë!