Pyesnim veten se çbëhej me Ariana Grande-n, por ja që këngëtarja na qenka duke bërë muzikë të re me një nga ish të dashurit e saj.
Eshtë fjala për Nathan Sykes, një nga anëtarët e bandës The Wanted, me të cilin Grande pati një lidhje 2 vite më parë por që nuk funksionoi për shkak të largësisë. Tashmë artistja 22-vjeçare ka ngacmuar përmes Instagramit të saj se shumë shpejt mund të kemi një duet nga dy artistët, që do të titullohet "Over and Over Again". Diçka të tillë në një farë mënyre e ka konfirmuar edhe Nathan përmes një postimi në Twitter. Tani më presim të dalë kënga, e cila urojmë shumë të shoqërohet edhe me klip!