IN LIFE SHOWBIZZ FASHION & BEAUTY LIFESTYLE MOVIES/MUSIC IN LIFE VIDEOS
Ariana Grande rrëzohet në tapetin e kuq të Billboard Music Awards [FOTOVIDEO]

Ariana Grande rrëzohet në tapetin e kuq të Billboard Music Awards [FOTOVIDEO]

Publikuar më: 16:00 23-05-2016

Oops  kujdes Ariana!

Këngëtarja simpatike Ariana Grande është përballur me një incident mjaft të sikletshëm ndërkohë që ka qenë duke parakaluar në tapetin e kuq të Billboard Music Awards 2016.

22 vjeçarja është penguar tek shkallët teksa ka qenë duke u drejtuar për të dhënë intervistën për E!Live. Gjatë atyre sekondave shpëtimtarija e  saj ka rezultuar të jetë  gazetarja Sibley Scoles e cila edhe pse me mikrofon në dorë, e ka ndihmuar këngëtaren të rifitojë ekuilibrin.

“Më përshkroi një ndjenjë e rrezikshme në moment”, ka thënë Grande duke qeshur ndërkohë që është munduar t’iu përgjigjet edhe pyetjeve që po i drejtoheshin.

Me siguri rënia e Arianës e ka frymëzuar gazetaren për ndonjë pyetje interesante  ndërkohë që ne i sugjerojmë që herë tjetër të mos përdorë taka aq të larta. Për të mos rrezikuar një hedhje tjetër. 

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0038681030273438