Që nga mamaja deri tek vëllai i saj Frankie, e gjithë familja Grande duket se mendon vetëm për sulmin terrorist të një jave më parë.
Vëllai i madh i këngëtares 23 vjeçare u ka dërguar një mesazh mbështetjeje fansave të saj që vuajtën sulmin horror në Manchester Arena. Vetëm pak orë pasi mamaja Joan Grande kishte përforcuar forcat e sigurisë në shtëpinë e familjes vjen mesazhi i vëllait, ndërkohë që kujtojmë se pikërisht Joan kishte shpëtuar dhjetëra adoleshentë gjatë sulmit duke i futur në prapaskenën e koncertit. “Lutjet e mia, mendimet, meditimet dhe gjithë fuqia ime ka qenë e fokusuar tek viktimat dhe familjet e tyre që u prekën nga tragjedia horror në Manchester” ishin fjalët e Frankie Grande në rrjetet e tij sociale. Jo vetëm kaq, pasi ashtu si motra e vogël, 34 vjeçari ka anulluar koncertin e tij në Londër pas ngjarjeve tragjike të 22 majit.