Anxhelina Hadërgjonaj është një ndër vajzat më simpatike shqiptare e cila vijon karrierën e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Të gjithë e dimë se Anxhelina ka një shoqëri shumë të ngushtë me grimerin e familjes Kardashian, Ariel.
Ariel është jo vetëm grimieri i saj, të cilit Anxhelina i detyrohet çdo look mbrësëlënës, por edhe miku i saj më i mirë.
Të dy jetojnë në Amerikë dhe vështirë t'i hasësh në shoqëri tjetër pa njëri-tjetrin prezent. Shoqëria e tyre është një shoqëri e 6 viteve dhe Ariel së fundmi e ka ëmbëlsuar akoma më shumë, me një dedikim pasaçërisht për Anxhelinën.
“Zoti më ka bekuar me një mike të ngushtë për gjithë jetën, pothuajse 6 vite më parë dhe më pas u kthye në një lidhje gjaku. Kemi kaluar shumë gjëra bashkë, as nuk i imagjinoni dot, por është i vetmi person që mund të mbështetem për çdo gjë, sigurisht njësoj si familja ime. Të dua”- ka shkruar Arieli me fjalët e ëmbla për një shoqëri që ditë pas dite është kthyer në familje.
Anxhelina nuk ka nguruar aspak dhe ka komentuar duke i thënë:
"Të dua. Ti je arsyeja që une kam vetulla."- ka shkruar Anxhelina duke i bërë të gjithë të qeshin.