Ylli i “Modern Family” doli në rrugë me xhinse shumë të shkurtra, të cilat u bënë “ushqimi” i të pasmeve të saj.
Pikërisht ashtu, të paktën me ç’thotë ajo. Aktorja amerikane u bë protagoniste e disa fotove në të cilat xhinset e saj janë aq të shkurtra, sa i janë futur brenda tek të pasmet. Për të mos folur pastaj për mungesën e reçipetave, që ia nxjerrin thithkat plotësisht në pah. Megjithatë Ariel Winter nuk është tërhequr dhe e ka mbrojtur vendimin e saj për t’u veshur në këtë mënyrë. Bukuroshja 19 vjeçare thotë që nuk përpiqet të nxjerrë të pasmet kur vesh pantallona të shkurtra, thjesht “të pasmet e saj i hanë ato dhe kjo thjesht nuk e vë re”. A mund t’i vesh faj?