Faton shoshi është shndërruar në një ndër menaxherët më IN të momentit. Fama që “Bonbon” i Era Istrefit i dha, mundësoi që Fatoni të takohej me yje botërorë, si David Guetta apo personazhe të tjetër të famshëm. Së fundmi i ndodhur në New York ai ka publikuar një video ku shihet pranë grimierit të Kylie Jenner, Ariel Tejada.
Si duket afrimiteti me vajzën e Alberie Hadërgjonajt, Anxhelinën ka bërë të mundur që dyshja të shihen krah njëri-tjetrit. Në videon më poshtë të siguruar nga intv.al, shihet Fatoni teksa tallet me Arielin pasi i flet në gjuhen shqipe dhe grimieri nuk e kupton. Në fakt edhe në nuk po arrijmë ta kuptojmë Fatonin por shihni videon dhe mbase e kuptoni ju./intv.al/