Alban Skënderaj, kantautori më i dashur i showbiz-it shqiptar, çdo këngë e të cilit kthehet në një hit të vërtetë dhe Arilena Ara, një ndër zërat më unik të muzikës shqiptare, kanë bashkuar forcat për të na dhuruar një duet të mrekullueshëm.
Popi Kola, menaxheri i Arilenës, pak ditë më parë zbuloi se Arilena do të vinte së shpejti me një projekt të ri, një këngë ritmike. Ndonëse asnjëri nga këngëtarët ende nuk është prononcuar, pak ditë më parë Arilena ka ndarë me ndjekësit e saj një foto me mbishkrimin “roadtrip”, duke përmendur në tag dhe emrin e Albanit, një detaj i cili ndezi kureshtjen tonë. Por duket se mungesa e tyre do t’i rikthejë ato me një super hit, një baladë emocionuese apo një këngë ritmike kjo mbetet për t’u parë... por nga një dyshe e tillë diçka është e sigurtë: ky bashkëpunim do të rrëmbejë shumë shpejt zemrat e publikut.