Arilena Arra dhe Flori Mumajesi kanë publikuar bashkëpunimin e radhës me titull ‘Doja’, e cila është një baladë dashurie. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, këngëtarja ka zbuluar se ky projekt është realizuar 3 vite më parë, ndonëse momenti i publikimit ka vonuar deri në ditën e sotme.
“‘Doja’, një këngë shumë afër zemrës sime, krijuar 3 vite më parë nga Darko Dimitrov. Me një ndjesi rrënqethëse shkruar nga Lindon. Flori Mumajesi, zëri yt që aq shumë e dua. Faleminderit për emocionin e bukur që i dhurove ‘Dojes’ sonë. Thjesht dhe pa shumë fjalë, për ju me gjithë energjinë tonë ‘Doja’”, ka shkruar Ara në një pjesë të këngës të publikuar në ‘Instagram’.
Ashtu si çdo herë tjetër, Arilena nuk ka ngurruar të tregojë publikisht vlerësimin dhe përzemërsinë e madhe që gëzon për Florin. Kujtojmë se më parë ata kanë sjellë këngën me titull ‘Nallane 3’, e cila u kthye në hit menjëherë dhe tashmë numëron miliona klikime në ‘Youtube’.