Arilena Ara është shpallur fituese e Festivalit të Këngës në RTSH këtë vit, edhe pse fitorja e saj pati shumë polemika. Së fundmi, Arilena ka falenderuar të gjithë bashkëpunëtorët e saj. Por ajo që është vënë re, është fakti se këngëtarja nuk ka falenderuar moderatorene festivalit, Alketa Vejsiun, me të cilën thuhet se i ka prishur marrëdhëniet. Po ashtu, Arilena nuk ka falenderuar as regjisoren, Vera Grabockën.
“Çfarë Emocioni.. Falenderoj gjithë superskuadrën time, bashkëpunëtorët e mi që kanë qenë pranë meje gjithmonë, pa kushte. Darko Dimitrov Muzika jonë të dua Lindon Berishën per çdo ndjesi timen përsonale të artikuluar në vargje. Rezarta Skifterin për artin qëndisur në karakterin tim! Makeup by Lili motra ime, që udhëton gjithmonë nga ana tjetër e botës vetëm për ti dhënë shkëlqim portretit tim! Ergys Zhabjaku që lexoi “ulërimën” time në ktë këngë dhe e solli në jetë përmes fotografive. Faleminderit Florent Boshnjaku për frymëzimin dhe profesionalizmin në ktë eksperience të jashtëzakonshme. Maestro Mario Deda për dashurinë që dedikove në çdo tingull, notë. Orkestra profesioniste e Rtsh, mirënjohëse! “SHAJ”.