Arilena Ara padyshim është një nga këngëtaret me vokalin më të mirë në Shqipëri.
Kënga e saj “Nëntori” i dha gjithashtu edhe njohje ndërkombëtare artistet shqiptare, si dhe mundësinë për të performuar në festivalet më të rëndësishme botërore.
Arilena padyshim që nuk ja dalë prej fatit të jetë një nga këngëtaret më të suksesshme. Së fundmi, këngëtarja ka postuar një video në “Instagram-in” e saj ku shihet se si që e vogël ka qenë pjesëmarrëse në festivalet e muzikës për fëmijë.
Komentet në këtë video kanë qenë të shumta, por ajo që u vu re ishte komenti i këngëtares Tuna e cila e ka komplimentuar këngëtaren dhe e ka inkurajuar që të ndjekë ëndrrën.
“Akoma e vogla ime, gjithmonë e vogla ime- tani duke u përpjekur për të arritur Hënën! Kurrë mos ndalo së ëndërruari gjëra të mëdha dhe të më bësh krenare!”- shkruan Tuna.
Kujtojmë se Tuna ka qenë trajneria e këngëtares Arilena Ara gjatë spektakli “X Factor”, ku Arilena u shpall fituese.