Shqipëria tashmë ka shumë vajza të suksesshme me të cilat mund të krenohet dhe një ndër to është Arilena Ara.
Këngëtarja e shumë HIT-ve po vazhdon sukseset me këngët e saj, jo vetëm ‘Nëntori’-n.
Prej disa kohësh Arilena ka lajmëruar projektin e saj më të fundit “Last Train to Paris” një bashkëpunim me reperin KDDK dhe kënga ka arritur të ngjisë shkallët e klasifikimit në disa vende të botës, edhe pse vetëm në versionin audio deri më tani.
Pas pothuajse një gjysmë viti, dyshja vendosën që këtë këngë ta finalizojnë me klip, i cili është mjaft i veçantë dhe me shumë ngjyra.
Tekstin e këngës e ka shkruar Kirill Lupinos, ndërsa për muzikën është përkujdesur Kirill Lupinos dhe Darko Dimitrov.
E shijoni tani...