INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arilena Ara “rrëmben” çmimin prestigjioz në Paris dhe shkëlqen nga ballkoni...[FOTO]

Arilena Ara “rrëmben” çmimin prestigjioz në Paris dhe shkëlqen nga ballkoni...[FOTO]

Publikuar më: 08:07 26-01-2018

Padyshim që Arilena Ara mund të konsiderohet si një yll në ngjitje duke parë repertorin e saj goxha të suksesshëm.

Së fundmi, biondja simpatike po arrin sukses jo vetëm në skenat shqiptare por tashmë ajo është bërë një emër i lakuar edhe në skenat më të rëndësishme ndërkombëtare ku së fundmi është kurorëzuar me një çmim prestigjioz në Paris.

Arilena është shpallur fituese e çmimit “Best Awards” me këngën që e bëri të famshme “Nëntori”, kënga e cila aktualisht numëron 13 milionë shikime në YouTube.

Po ashtu, veç lajmit të mirë, Arilena ka rënë në sy edhe për fustanin që kishte veshur gjatë eventit, një veshje e stiluar nga Rezarta Skifteri.

Këngëtarja ka postuar një video të shkurtët në profilin e saj në Instagram ku shfaqet nga ballkoni i hotelit ku është akomoduar në Paris ndërsa në sfond shihet kulla Eiffel.

Mesa duket vezullimet e Eiffel-it dhe Arilenës shkojnë goxha së bashku, Bravo Arilena.

#TheBestAwards Tonight! @rezartaskifteri

A post shared by Arilena Ara (@arilenaaraa) on

Article Logic
Execution time: 0.0036048889160156