IN LIFE SHOWBIZZ FASHION & BEAUTY LIFESTYLE MOVIES/MUSIC IN LIFE VIDEOS

Ariu Panda feston e kënaqet në dëborë

Publikuar më: 15:12 24-01-2016

Teksa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës raportohet se dëbora për shkak të stuhisë “Jonas”, në disa zona pritet të shkojë mbi 1 metër, një panda duket se është gëzuar mjaft.

Siç shihet edhe në video, panda Tian Tian është zgjuar në Parkun Zoologjik Kombëtar të Uashingtonit, mjaft e lumtur teksa kishte parë rreth e qark një sasi të madhe dëbore.

Këto pamje janë kapur nga kamerat e kopshtit zoologjik.

Panda 18-vjeçare lozte mjaft e lumtur në dëborën e saporënë, duke formuar dhe engjëj dëborë. Duket se ajo është e vetmja që është lumturuar për stuhinë “Jonas”.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0026230812072754