Arinjtë, në janar, rëndom janë në gjumë të thellë dimëror. Por, në fshatin “Puset e Nikës” në Han të Elezit, një ari i murrmë, të enjten, është parë duke kaluar rrugën.
“Është hera e parë që e shoh një ari në dimër… Çudi, ata duhet të jenë në gjumë në këtë kohë. Ndoshta ka qenë i uritur dhe ka dalë për të gjuajtur”, shprehet Suad Ballazhi.