INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arjan Çani deklaron se do largohet nga Shqipëria

Arjan Çani deklaron se do largohet nga Shqipëria

Publikuar më: 11:25 15-03-2017

Arjan Çani e ka seriozisht...

Gazetari ka bërë një deklaratë të fortë në studion e emisionit “Studio e Hapur” në News 24 dhe fton të gjithë shqiptarët të mendojë seriozisht për këtë.

Ai thotë se gjërat në Shqipëri po shkojnë gjithnjë e më keq, prandaj ka vendosur të largohet nga Shqipëria.

“Së shpejti nga ky vend do largohem, kush nuk e kupton që ky vend po shkon keq e më keq është naiv. Këtu nuk mund të rriten fëmijët. Ka ardhur momenti që njerëzit ta mendojnë seriozisht këtë”,- thotë Çani.

Ndonëse gazetarja Eni Vasili nguli këmbë për vendin ku do të largohej, Çani nuk u përgjigj, por shtoi: “Do na duhen disa emisione të tjera për ta saktësuar këtë”.

Më pas ai iu drejtua Henri Çilit duke i thënë: “Mos ma merr si shaka…Arian Çani nuk ka asnjë përgjegjësi publike…Kjo është ndjesia ime nga ato që shoh”.

Article Logic
Execution time: 0.0033128261566162