Arjan Çani është moderator i njohur në të gjithë Shqipërinë, i cili së fundmi në emisionin e tij është shfaqur si asnjëherë më parë.
Siç mund ta shikoni në foton e mëposhtme Ariani nuk ka hequr mjekrën dhe kjo ka bërë që look-u i tij të tjetërsohej komplet duke rënë në sy jo vetëm të publikut në studio por edhe Dj Çerri.
Dj Çerri me shaka iu drejtua mbrëmë moderatorit me këto fjalë: “Mos e kruj me gjermonin!”
Vetëm kaq ka mjaftuar fjala e tij dhe Ariani nuk është përmbajtur pa i’a kthyer një përgjigje duke treguar si qëndron e vërteta.
“Po, po, mos u krruj me gjermonin sepse mund të të ndodhë si mua, 11 orë pa ujë, pa drita. Mund të mbetesh edhe pa rruar, siç mbeta unë. U kërkoj ndjesë të gjithëve ju që nuk e keni qejf mjekrën, por kështu është kur mbetesh 11 orë pa ujë pa drita.”- është shprehur moderator.