INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arjan Çani për INTv: Ja çfarë çalon me seksin e femrave shqiptare [VIDEO]

Arjan Çani për INTv: Ja çfarë çalon me seksin e femrave shqiptare [VIDEO]

Publikuar më: 13:44 08-02-2017

Moderatori  Arjan Çani erdhi mjaft ndryshe këtë herë në intervistën e tij për “Interview”.

I veshur sportiv, të tillë e trajtoi edhe intervistën në të cilën rrëfeu disa gjëra që nuk i dinit, që nga puna në televizion, tek të ftuarit dhe tek jeta private. Çani  ndër të tjera rrëfeu  se nuk bën më llojin e jetës që bënte dikur.  Para 3 vitesh frekuentonte shpesh strip clubet kryesisht jashtë Shqipërisë pasi në Shqipëri ekziston ende mentaliteti.

Personazhi më i këndshëm që ka intervistur dhe i ka mbetur në mendje  është Zuchero, ndërsa atë më kot nuk e zbuloi pasi kishte vdekur.

Ndërkohë moderatori ka sqaruar edhe thashethemet sipas të cilave iu merrte para të ftuarëve për të ardhur në emision.

Ai tha se ka njerëz që i propozojnë diçka të tillë, por “Zonë e lirë” nuk pranon para, ka sponsorët e saj. “Unë madje bëj ndere dhe ndoshta ftoj dhe persona që nuk e meritojnë””, u shpreh Çani.

Duke vazhduar më tej me jetën personale, ai tregon se nuk ka patur kurrë lidhje me një femër tjetër ndërkohë që është i martuar.

Ndërsa pyetjes se si ndihej bashkëshortja kur e shihte të puthej me femra të tjera në emision, ai iu përgjigj:  “Shumë mirë, ajo është pjesë e punës”.  

 Më pas, Çani ka treguar dhe dy rastet kur vërtet e ka pëlqyer eksperiencën e puthjes, me dy  skocezet, Fuel girl. “Të them të drejtën dy kanë qenë gocat me të cilat unë kam patur puthje vërtet interesante. Puthje të mirë, të ndjerë. Kanë qenë dy skoceze, të cilave unë nuk ua di emrat. Erdhën bënë shfaqje me flakë dhe me motora. Quheshin Fuel Girls. Si ato s’kam patur më. Në 14 vjet emision ato më kanë mbetur. Ai ishte momenti televiziv që më shijoi shumë”.

Por nuk kishte si të mungonin edhe pyetjet për seksin të cilat Çani i mori sërish me aq sportivitet. Moderatori e kishte edhe një përgjigje për pyetjen “A dinë shqiptarët të bëjnë seks”?

“Dinë të bëjnë por edhe nuk dinë. Pyetja që unë mund të bëj është kjo; a marrin orgazmën femrat apo jo. Kjo është dramë e madhe për femrat. Këtu shumica e femrave vdesin pa e ditur çfarë është orgazma dhe ky është një problem shumë i madh”.

Gjatë intervistës u mësua edhe fobia e Arian Çanit, që është avioni. Masdje çudit kur e cilëson avionin si arkivol fluturues, sepse kohët e fundit kështu i duket.

Dhe biseda nuk mund të mbyllej ndryshe veçse me nga një përcaktim për kolegët dhe femrat e showbiz-it.

Për Çanin: Edi Rama është  i gjatë, Orinda Huta- seksi, Elvana Gjata- brune dhe Adi Krasta- i vjetër.

Article Logic
Execution time: 0.0025410652160645