INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arjan Çani rrëfehet pa dorashka: Seks në krevatin e prindërve, martesa 1 vjeçare me francezen dhe…  [FOTO]

Arjan Çani rrëfehet pa dorashka: Seks në krevatin e prindërve, martesa 1 vjeçare me francezen dhe… [FOTO]

Publikuar më: 14:42 18-05-2017

Ai është një ndër moderatorët që  është mësuar të ngacmojë të tjerët në emisionin e tij, por  ama jetën e  e tij ka preferuar ta mbajë larg vëmëndjes mediatike.

Megjithatë Çani  i është dorëzuar një rrëfimi. Aty ka folur për  oborrin e shtëpisë greke,  Përmetin  ku mësoi shqipen, biçikletën dhe arratisjet e para.

Jetën e moderatorit e kanë përshkruar larmishmëri edhe në jetën personale ku ai veçon marrëdhënien e parë seksuale  mbi krevatin bashkëshortor të prindërve dhe martesën njëvjeçare me francezen. Nga Parisi që i mësoi misteret e frëngjishtes, erosin e vërtetë dhe perversitetet, tek Tirana ku fitoi protagonizmin e munguar. Dhe ndodhitë vazhdojnë me rrëfimin e tij pa dorashka.

Dashuria e parë

Kostandina është femra më e bukur që kam njohur, që prej ditës kur linda. Një femër elegante, me gjoks dhe vithe shumë të bukura. Sot nuk e perceptoj dot se si një vajzë 18-vjeçare mund të lindte fëmijë, në një kohë kur, si shumë vajza të tjera të kësaj moshe, duhej të ëndërronte për dashurinë e madhe të jetës së saj. Kur mendoj se kjo 18-vjeçare është mamaja ime, seç  me krijohet një ndjesi e çuditshme. Në kohën e adoleshencës, sa herë që e shikoja këtë fotografi, mendoja me vete si nuk është kjo e dashura ime. Do më duheshin 16-17 vjet që ta tradhtoja këtë femër me një tjetër. Në këtë kohë filluan xhelozitë dhe konfliktet e mia të para me time më, ndonëse bëra gjithçka që femra me të cilën e tradhtova të ngjante me të.

 

Shoqja ime e parë në Përmet, që ia kam harruar emrin. Kur ime më mbaroi studimet, tim atë, si ushtarak që ishte, e emëruan në Përmet. Kështu që unë ika nga gjyshërit, për të jetuar tashmë me familjen e bashkuar. Drama ime në këtë qytet ishte se më çuan direkt në kopësht, ndërsa nuk dija asnjë fjalë shqip. Qaja, protestoja… urreva edukatoren, që s’më kuptonte se çfarë i kërkoja. Panë ç’panë, më hoqën nga kopshti dhe më lanë të rrija me fëmijët tek oborri i pallatit. Për punë muajsh fillova të flas shqip normalisht. Nuk kisha ç’të bëja, ishte zgjedhje e detyruar. Atëherë më dukej se, ndërsa po hynte shqipja, po dilte greqishtja nga unë. Kohë më vonë, kur shkova në Greqi, në vitet ’90, konfirmova se në fakt greqishtja kishte mbetur tek unë.

sssss1-1.jpg

 

Biçikleta ka qenë pasioni im i parë. Në kohën kur u ktheva përsëri në kopësht, tashmë me shqipen të mësuar, kisha dëshirë të paparë të dilja gjithmonë i pari në garat që bënim me biçikletë. Qaja nëse nuk dilja dot në krye. Si rivalen më të fortë kisha një vajzë bionde, që e pëlqeja shumë, aq sa ia mbaj mend emrin sot e kësaj dite, quhej Helena. Nga kjo kohë kujtoj se nuk ikja në kopësht pa ngrënë më parë një byrek me presh. Kam qenë llupës që atëherë. Por edhe shumë trazovaç. Shkoja gjithmonë tek “Partizani i panjohur” i qytetit dhe hiqja gërmat nga mermeri. Një gjë tjetër që më tundonte e më pëlqente atëherë ishte edhe lumi Vjosa. Doja thjesht të futesha në rrjedhën e lumit dhe të ikja. Kam përshtypjen se nevoja ime për t’u arratisur nga gjërat që më rrethojnë, ka filluar që në atë moshë.

Kur isha paksa më i rritur, nxënës në 8-vjeçare, mezi prisja që të vinte vera e të më çonin në plazh. Zakonisht shkonim në Divjakë. Më pëlqente shumë ai vend, sepse prej babait ushtarak kishim privilegjin të rrinim në ca kabina shumë të mira. në këtë kohë kishah filluar të bëhesha fëmijë paksa problematik. S’doja rregulla, s’doja të mësoja, urreja lëndët ekzakte… edhe sot e kësaj dite po të më pyesësh nuk e di tabelën e shumëzimit. Në atë kohë nevoja për arratisje u bë edhe më dominuese te unë. Ikja nga shtëpia pa i thënë askujt. Gënjeja shoferët e ushtrisë se i kisha marrë leje tim eti dhe ata për hatër të tij, më çonin ku të doja. Arratisja përfundonte zakonisht tek teze Tasha, për një arsye fare të thjeshtë: burri i saj kishte biçikletë. Duke qenë se kur u rrita prindërit nuk ma blenë kurrë një biçikletë, nga frika se mos rrëzohesha, rendja kudo që kishte një biçikletë, që e dëshiroja aq shumë. Ja, pra, kështu isha unë në ato vite. Ndërsa vëllai im, gjashtë vjet më i vogël, Alketi, ishte krejt e kundërta ime. Duke parë si isha unë, ai bënte gjithçka që s’bëja unë.

Untitled-5-2.jpg

 

Në adoleshencë kujtoj se isha më i shtruar, më i qetë. Me hyrjen në shkollën e mesme të gjuhëve të huaja në Gjirokastër, filloi epoka e frëngjishtes. Tre ishin pasionet e mia të reja në ato vite: frëngjishtja, basketbolli dhe femrat. Basketbolli ishte një zgjedhje e imja, pasi më pëlqente ky lloj sporti, por që mbeti aty tek vitet e shkollës së mesme. Frëngjishtja, neve që ishim zgjedhur, na bënte të ndiheshim superior ndaj të tjerëve. Ashtu si dhe femrat. Atëherë ishin dy vajza shumë simpatike në shkollë. Njëra nga Saranda, tjetra nga Korça. E para më donte më shumë se kjo e dyta, të cilën në fakt unë e pëlqeja më shumë. Kot nuk thonë të tjera duam, të tjera na duan, të tjera marrim. Gjithsesi, unë u lidha me sarandioten, të cilën e lashë pasi munda të fitoj korçaren. Ishte kjo, koha kur fillova të fus vajza në shtëpi. Gjyshja, ajo që më kishte rritur, e kishte shtëpinë përballë dhe sa herë që më shikonte, më spiunonte tek prindërit. Pra, edhe kur s’jetoja më me të, gjyshja ime greke nuk më është shqitur ndonjëherë nga jeta. Bëhej disa herë shkak për sherret me time më. Kulmi arriti kur ajo kuptoi se kisha cenuar krevatin martesor.

Me nisjen e studimeve për frëngjisht në Fakultetin e Histori-Filologjisë, ose “filoqyli”, siç i thuhet ndryshe, shpëtova, sepse më në fund do të jetoja vetëm. Filloi jeta konviktore, në komunitet, mes femrash të bukura, e mbi të gjitha pa pasur nevojë t’i jepja kujt llogari. Armand Shkullaku ishte shoku im i parë më i mirë që njoha ato kohë.

 

Untitled-12.jpg

Kontaktet me pedagogët francezë më bënë të ëndërroja së pari për Francën. Në vitet ’87- ’88- ’89, kur sistemi komunist nuk kishte rënë akoma, unë kisha përsëri dëshirë për arratisje, këtë herë për arratisje të vërtetë. Kështu, Franca u bë ëndrra e bukur, objektivi që më bënte të isha optimist në një kohë të atillë ku në fund të tunelit nuk shihnim asnjë dritë jeshile. Dinim se fati ynë, pas mbarimit të studimeve ishte i paracaktuar: mësues i shkollës së mesme. Unë doja ta sfidoja këtë fat. Ndaj fillova të gjuaja grupet e turistëve që vinin nga Franca. Stacioni im i dytë, pas shkollës, u bë bordura e bulevardit, para Hotel “Dajtit”. E në këtë gjueti të përditshme arrita të kap më në fund një franceze, Catherine, më të renë mes një grupi prej 16 vetësh, por që ishte 6 vjet më e madhe se unë. Dëshira për Francën u materializua tek kjo grua, me të cilën bëra seks për herë të parë tek Hotel Tirana, e me të cilën u martova pasi mora diplomën. U martova gjysmë fshehurazi, sepse më vriste disi opinioni. Por unë doja Francën dhe s’e vrisja mendjen për asgjë tjetër. Ika në fillim të vitit 1991. Jetova më pak se një vit me Catherinën e më pas u ndamë.

Untitled-7-1.jpg

 

Parisi për mua është gjithçka. Nuk do të isha kurrsesi ky që jam sot, nëse s’do kisha ikur si njeri në Paris. Bëra gjithçka që të ikja në kushte normale. Si emigrant, ju siguroj se s’do isha arratisur kurrë. Për katër vjet që jetova në Paris bëra punë të zakonshme, u shoqërova me gjithëkënd sepse doja të mësoja misteret e gjuhës franceze, që në 8 vjetët e shkollës nuk kishin mundur kurrsesi të m’i mësonin.

Kuptova se atje, në Paris, rashë brenda me frëngjishten. Atje u ndjeva brenda kësaj gjuhe rehat fare, si të isha në shtëpinë time. Mësova komunikimin, mënyrën e të menduarit, jetuarit, sjellurit, në atë qytet të madh, me atë gjuhë të madhe.

Biçikleta ishte mjeti im i punës kur punoja anës Senës në Bateaux-Mouches

Atëherë s’kisha ambicie më të madhe se kjo. I thosha vetes: kjo është ajo që do. E mbi të gjitha, krijova kontaktet e para me botën mediatike. Kreva kurset e para në “Liberation”, me Marc Semo, një lloj interesi ky për gazetarinë, që më kishte ngacmuar që ende pa shkuar në Paris, kur u shoqërova në Tiranë me një grup gazetarësh francezë, që kishin ardhur për zhvillimit e viteve ’90 në Shqipëri”, përfundon Çani rrëfimin e tij interesant. 

Article Logic
Execution time: 0.0037481784820557