INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arjan Konomi përlotet në mes të emisionit: ‘Ia kisha borxh Adelës’

Arjan Konomi përlotet në mes të emisionit: ‘Ia kisha borxh Adelës’

Publikuar më: 13:27 13-12-2020

Arjan Konomi ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në spektaklin e argëtimit “Shiko Kush LUAN” me autore dhe moderatore Luana Vjollcën.

Ai gjatë mbrëmjes kishte rolin e opinionistit, por nga emsioni nuk do mund të shpëtonte pa asnjë sfidë, por sërish duke dhënë opinionin e tij.

Këtë here ai duhet të jepje një opinion të tijin për personazhin më të mirë dhe atë më pak të mire në fusha të ndryshme si: “Prezantim”, “Politikë”, “Big Brother”, “Për’puthen” dhe “Art”.

Teksa në ekran u shfaq “Big Brother”, Arjani ndryshe nga fushat e tjera ndaloi dhe zgjodhi të fliste vetëm për një personazh si atë më të mirin ndër vite. Zgjedhja e tij ishte e ndjera Adela Xhamani, e cila humbi jetën papritmas. Teksa fliste për Adelën, opinionisti i njohur ishte me sy në lot duke thënë se ajo ishte një personazh shumë i dashur për publikun shqiptar.

““Kjo është jeta dhe në jetë duhet të përpiqemi gjithmonë të luftojmë”, kështu ishte Adela, u përpoq, erdhi nga një realitet i zi, i trishtuar, krijoi shumë polemika në televizion dhe çau pa e vrarë mendjen për atë që mendonte opinioni, për atë që u thonin njerëzit, arriti një karrierë në television, në gazetari, por fati i saj ishte ky. Ndaj duhet të kërkojmë të “luftojmë”, pasi jeta është e shkurtër.”, u shpreh Konomi duke emocionuar të gjithë teksa e përfundoi kështu“Ia kisha borxh Adelës”.

Article Logic
Execution time: 0.0033400058746338