Ariana Grande nuk ka kaluar pak ‘tragjedi’ kohëve të fundit.
Ishte fillimisht sulmi terrorist në Manchester dhe së fundmi ndarja nga jeta e ish të dashurit të saj, Mac Miller, të cilat kanë ndikuar negativisht në shëndetin mendor të këngëtares.
Me postimet e fundit në rrjetet sociale këngëtarja po shqetëson fansat, pasi ajo duket e dëshpëruar dhe sipas tyre e vuan shumë vdekjen e Miller.
Në komentet që u ka kthyer fansave, Ariana është shprehur e pavendosur për të zhvilluar apo jo një tur, pasi për momentin është e paqëndrueshme emocionalisht.